75 Mall Live Search
20:01 / E Premte, 05 Maj 2023 / MSH

Shembull i mirë, restaurant ‘Diaspora’ ua paguan sigurimin shëndetësor stafit të tij

Pavarësisht se të gjitha partitë në Kosovë, gjatë fushatave zgjedhore ishin zotuar se do të fillonin me implementimin e sigurimeve shëndetësore për qytetarët, një gjë e tillë nuk ka ndodhë tash e 23-vite pas lufte.

Por, kjo nuk po ndalon bizneset private që t’ua mundësojnë sigurimin shëndetësor stafit të tyre.

Së fundi, Restauranti dhe Salla e Dasmave “Diaspora”, që ndodhet në Banjë të Malishevës, ua ka mundësuar sigurimin shëndetësor stafit të këtij restauranti me të gjitha shpenzimet që do t’i mbuloj pronari i këtij restauranti.

No description available.

Pronari i restaurant “Diaspora”, Luan Ramaj ka thënë se e ka bërë këtë veprim për t’i përkrah punëtorët e tij.

“Të gjithë punëtorët e mi janë të regjistruar me letra dhe tash edhe me sigurim shëndetësor në ‘Elsig’. Kam dëshirë më i përkrah punëtorët. Shpresoj që kurrë nuk do të kenë nevoje për t’i përdorë këto sigurime, por nëse kanë ndonjë nevojë shëndetësore mund ta bëjnë këtë”, ka treguar ai.

No description available.

Restaurant “Diaspora”, shquhet për organizimin e mirëfillte të ahengjeve familjare si dhe ofron një ambient komfor për shënimin e datave të rëndësishme.

Përgatitja e stafit, ulëset, kuzhina e përsosur, ndriçimi dhe parkingu i madh janë disa nga detajet që karakterizojnë këtë sallë.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.