Shembull i mirë, Suhareka ua lëshon vendparkimin e komunës veturave të mërgimtarëve
Bali Muharremaj ka vendosur që vendparkimi i Komunës së Suharekës të lëshohet për veturat e mërgimtarëve për një muaj.
Ky urdhër do të vlejë deri më 20 janar, koha kur pritet të jetë fluksi më i madh i mërgimtarëve.
“Deri më 20.01.2020, vendparkimi në oborrin e komunës do të jetë i shfrytëzueshëm për mërgimtarët tanë, të cilët do të mund t’i kryejnë shërbimet e tyre administrative.
Ne jemi në dispozicion si institucione që t’i ofrojmë shërbimet brenda kornizave ligjore” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/
