09:26 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shembull i shkëlqyeshëm, 63-vjeçari rregullon me dru pusetat e dëmtuara në Prishtinë

Qytetarët e Kosovës janë mjaft të zotë, e këtë e dëshmon edhe Osman Havolli nga Prishtina i cili ka rregulluar disa puseta.

Një qyetetar nga Prishtina, Osman Havolli 63 vjecar ka rregulluar me dru pusetat e dëmtuara në një rrugë të qytetit, shkruan Indeksonline.

Kështu njoftojnë Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë përmes një postimi në Facebook.

“Qytetari 63 vjeqar Osman Havolli (Oso) ka rregulluar me dru pusetat e demtuara ne nje rruge te qytetit ❤ Shembull i shkelqyeshem!”, thuhet aty.