Shembull i tolerancës fetare, imami viziton familjen katolike për Krishtlindje
Besimtarët e krishterë në të gjithë botën festojnë sot Krishtlindjet.
Mulla Sadri Zekaj, nga fshati Jabllanicë e Madhe, komuna e Pejës, e që është imam i njohur në trevën e Podgurit, me rastin e festës së Krishtlindjeve, ishte për vizite tek familja katolike.

Ai më këtë rast vizitoi familjen Halilaj në Bardhaniq të Deçanit, për t’ua uruar festën e Krishtlindjes.

