75 Mall Live Search
11:38 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shembull model, politikani kosovar tërë natën pastron rrugët nga bora që çojnë në bjeshkë

Ka shumë vjet që Gani Dreshaj nuk pret “mëshirë” nga shteti. Ai me vetiniciativë liron rrugët nga bora në disa fshatra dhe në disa vise malore.

Njësoj ka vepruar edhe mbrëmë. Dreshaj ka zhbollkuar rrugët që janë të vështirë të kalueshme për në bjeshkët e Lugut të Butë.

Me mjete të rënda të punës, Dreshaj ka arritur që ta hiqte borën që kishte bllokuar rrugët që çojnë në këtë bjeshkë atraktive.

Ai ka thënë se nuk bën gjithmonë të presim shtetitn, sepse në disa raste janë të nevojshme vetiniciativat.

“Një natë e gjatë, por atraktive në Lugun e Butë.

Gjatë tërë natës kam vënë më terren djemtë e familjes dhe punëtorë të “Sinalcos” për të liruar rrugët nga bora për në bjeshkët e Lugut të Butë.

Djemtë tanë s’janë ndalur tërë natën dhe po vazhdojnë të bëjnë pastrimin e rrugës nga bora që vazhdimisht po resh.

As temperaturat e ulta, era e fuqishme dhe bora e madhe nuk do na ndalin drejt qëllimit tonë.

Nganjëherë, nuk duhet të presim vetëm shtetin, iniciativat e mira nisin nga shtëpia” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/