18:11 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Shembull për të gjithë, pronari i lokalit nuk ia merr paratë për qera këngëtarit kosovar

Këngëtari kosovar, Asim Gashi tha se pronari i lokalit, të cilin ai e ka me qera, nuk ia ka marrë të hollat.

Blerimi, pronari i lokalit, i tha: “Asim uroj ti kesh fëmijët, familjen mirë, për qira as mos mendo”, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Ky eshte Blerimi dhe ka nje mishtore ne Prishtine #Dubrovniku nder te paret dhe me te miret ne kryeqytet!
Perndryshe eshte edhe pronari i Lokalit qe e mbaj une Mambo,isha per vizit dhe per te biseduar per punen e qiras qe une ja paguaj,dhe Blerimi me dha nje pergjigje!
Asim uroj ti kesh femijet,familjen mir per qiran as mos mendo,do ta kesh perkrahjen time ne biznesin qe e mban??
Dua te them qe ende ka kesi njerez me zemer te gjer dhe qe nuk te shikojn si #Pare por si njeri??
Faleminderit Blerim,uroj qe te jen edhe qiradhenesit te tjer shembull siq beret edhe ju sot??❤️/Indeksonline/