21:15 / E Premte, 07 Maj 2021 / OSH

Shembull për t’u ndjekur: Ish-deputeti Visar Hoti heqë dorë nga paga dhe gjitha privilegjet e Kuvendit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti ka hequr dorë nga të gjitha
privilegjet që i takojnë dhe nga paga në veçanti.

Këtë njoftim e bëri ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e që
erdhi pas një takimi me sekretarin e Kuvendit.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Në takim me sekretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Ismet Krasniqi e njoftova që si ish-deputet, heq dorë nga PAGA dhe gjitha privilegjet tjera që më takojn sipas ligjit.

Me këtë rast, shfrytëzova rastin që përmes sekretarit të falenderoj gjithë stafin e Kuvendit për punën dhe sjelljen korrekte.Ishte eksperiencë e mirë. Tani, une do ti rikthehem angazhimeve të mia.

Jeta është shumë e gjatë, ndoshta rrugët tona do të ribashkohen përsëri!Deri atëherë, FALEMINDERIT DHE MIRUPAFSHIM

I juaji, Visari