75 Mall Live Search
16:37 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / A. A

Shembull unik, legjendat e Besës Duraku e Haxhi Zeka punojnë ende së bashku

Periudha e pasluftës, përkatësisht vitet 2004-2007 ka qenë kohë e artë për futbollin pejan dhe klubin Besa.

Tre herë rresht ishin shpallur kampionë të Kosovës dhe që 14 vjet nuk kanë arritur asnjëherë ta përsërisin këtë sukses.

Dy nga figurat kryesore te Besa atë kohë ishin Haxhi Zeka dhe Mensur Duraku.

Partneriteti i dyshës pejane ka zgjatur gati 20 vjet dhe asnjëherë nuk e kanë ndalur aktivitetin në futboll.

Derisa Duraku si 38 vjeçar vazhdon ende të luaj si futbollist, Haxhi Zeka 45 vjeç, ka filluar punën e trajnerit.

Zeka është kryetrajner i skuadrës Dardania që bënë gara në Ligën e Dytë, e në të njejtën skuadër luan Duraku.

“Vendos trajneri im, Haxhi Zeka kur do ta përfundojë karrierën si lojtar” flet me shaka Duraku.

“Jo njëherë nuk e kam ndërmend të pensionohem, sepse kam energji dhe shëndet të mirë. Po punojë edhe më fëmijë si trajner” deklaroi futbollisti pejan për Indeksonline.

Edicionin vjeshtor, Dardania e mbylli në vendin e 11-të në tabelë me 19 pikë.

/Indeksonline/