75 Mall Live Search
16:14 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shembulli i mirë i presidentit, udhëton me tren për takim zyrtar

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, që ka bërë shumë bujë.

Presidenti austriak ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.

Edhe po shkonte në një takim zyrtar, ai po udhëtonte vetëm dhe pa truproja, madje edhe me transport publik, duke u dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit.

Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, derisa kishin bërë bujë për modestinë e tyre.