14:36 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shëmbylltyra e Greta Thunbergut gjendet e varur në një urë të Italisë

Një shëmbylltyrë e aktivistes klimatike, Greta Thunberg është gjetur e varur lart në një urë në Romë.

E veshur me një mantel të verdhë, figura i kishte gërshetat njëjtë sikur Greta me një afishe e shkruar në anlgisht ku thuhej “Greta është Zoti juaj”.

Policia në qytet ka filluar një hetim pasi imazhet nga ura u shpërndanë në mediat sociale, duke thënë se hetimi ishte hapur pas kërcënimeve të rënduara”.

Raportet e mediave lokale thonë se shëmbylltyra e saj u nxit nga një grup i quajtur Gli Svegli që do të thot “Zgjohuni”.

Kryebashkiaku i Romës, Viginia Raggi tha në një postim në Tëitter se qëndroi në “solidaritet”, me 16 vjecaren suedeze dhe familjen e saj.

Greta Thunberg kohët e fundit mbajti një fjalim në Kombet e Bashkuara, ku ajo kritikoi liderët botërorë për politikat e tyre aktuale mjedisore.

Ajo tha: “Njerëzit po vuajnë. Njerëzit po vdesin. Ekosistemi i tërë po shembet. Ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive dhe gjithçka që mund të flisni është paraja dhe përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni ju”./Indeksonline/