75 Mall Live Search
14:06 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / k.v

Shemsedin Haxhijaj zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë

Në mbledhjen e 350-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Shemsedin Haxhijaj u zgjodh kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë me mandat 5-vjeçar.

Në këtë garë për të parin e Gjykatës në Pejë ishte edhe Musë Povataj, raporton Betimi për Drejtësi.

Anëtarët e këshillit votuan në kuti të fshehtë, meqë rast Haxhijaj mori 7 vota ndërkaq Povataj 4.

Mandati i tij fillon nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të KGJK-së.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka monitoruar procesin e intervistave të mbajtur në objektin e KGJK-së para komisionit, me këtë përbërje: Drita Rehaj- kryetare dhe anëtarë: Mirjeta Shala dhe Fahret Vellija.