75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 01 Gusht 2025 / k.v

Shemsi Duriqi emërohet drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikën

Qeveria e Kosovës ka emëruar zyrtarin përgjegjës për informim në AKF, Shemsi Duriqi si drejtor ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikën (AKF).

Propozimi u bë nga ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi se janë ndjekur të gjitha procedurat për vlerësimin profesional të kandidatëve.

Duriqi do ta ushtrojë këtë detyrë për një mandat katërvjeçar.

“Ministria ka zhvilluar procedurat për këtë pozitë, për zyrtarët publikë. Ka kryer vlerësimin profesional të kandidatëve dhe ka rekomanduar kandidatët që plotësojnë kriteret. Propozoj që qeveria të emërojë Shemsi Duriqi të emëroj drejtor ekzektuiv të AKF, për një mandat katërvjeçar”, ka propozuar Sveçla.