75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

Shën Valentini këtë vit i veçantë për Taynen

2023-ta ka nisur me plotë supriza nga artistët tanë. Një super projekt pritet që së shpejti ta ‘godas’ tregun muzikor.

E kush tjetër mund të jetë përveç reperes Tayna e cila kujdeset që gjithmonë të sjellë projekte të mrekullueshme.

Për Indeksonline, menaxheri i artistes, Rinor Hykolli, ka zbuluar se Tayna është duke përgatitur projektin e ri muzikor.

Gjithashtu zbuloi se xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe kënga do të publikohet me 14 shkurt, për Shën Valentin.

Andaj, bëhuni gati sepse diçka ‘bombastike’ është rrugës./Indeksonline/