23:06 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

Shën Valentini po vjen dhe ja ç’ju pret në shtrat sipas shenjës suaj të horoskopit

Dashi – Në 14 Shkurt do jeni plot zjarr dhe energjikë. Hëna do jetë në shenjën tuaj dhe kjo do t’ju bëjë më të guximshëm. Do ndiheni me vetëbesim, seksi dhe gati për një natë të paharrueshme me partnerin.

Demi – Duke qenë se keni planetin Mars në shenjën tuaj, dëshira për momente intime do jetë me e madhe dhe do doni që partneri të plotësojë nevojat tuaja. Do jeni më të hapur ndaj eksperimenteve dhe mos kini frikë të provoni gjëra të reja.

Binjakët – Planeti juaj, Mërkuri është në retrogradë dhe mund t’ju sjellë një partner të së shkuarës. Mund të prisni një ndjesë dhe mund të riktheheni me ish-in. Nëse ndodh kjo, ju pret një natë e zjarrtë megjithatë mos harroni pse ish-i nuk është më në jetën tuaj dhe mendojeni dy herë rikthimin.

Gaforrja – Ky 14 Shkurt do jetë pak më ndryshe se herët e tjera për ju. Nuk do të ndiheni në qejf për të bërë diçka speciale. Megjithatë humori do t’ju kthehet pas disa ditëve dhe do të keni dëshirë për të provuar gjëra të reja, sidomos në shtrat.

Luani – Nën influencën e Saturnit, nuk do ndiheni në qejf, por mos u stresoni sepse është koha kur çdo gjë do filloni ta merrni seriozisht. Romancat e shkurtra dhe ‘one night stands’ nuk janë më për ju. Tani do keni fokusin në lidhjet afatgjata.

Virgjëresha – Do e festoni Shën Valentinin në mënyrën më seksi pasi Hëna do ndriçojë pjesën tuaj erotike dhe do ndiheni shumë energjikë. Sapo të arrijë Shën Valentini, do ndiheni ekstra të dashuruar dhe do i dhuroni shumë dashuri e përkëdhelje partnerit.

Peshorja – Do jeni me shumë fat këtë Shën Valentin. Nëse jeni beqarë, do tërhiqni admirues sepse do dukeni kaq bukur. Nëse jeni në një lidhje, do jeni shumë pasionant. Çfarë kërkoni më shumë? Shijojeni!

Akrepi – Shën Valentini do jetë i nxehtë për ju. Mund të keni dhe pak ankth, por mirë është që të shkoni pas asaj çfarë doni. Do keni vetëbesim dhe do mbizotëroni në lidhjen tuaj duke e bërë natën e Shën Valentinit të paharrueshme.

Shigjetari – Do bëni qejf për Shën Valentin me këdo që do e kaloni këtë ditë. Do keni energji të mirë rreth jush dhe përmes rrjeteve sociale do njihni persona të rinj. Do komunikoni dhe do ndiheni mirë.

Bricjapi – Do ndiheni sensual dhe do doni të kaloni të gjithë ditën në shtëpin me partnerin. Është koha të kënaqni partnerin e ai t’ju kënaqë ju.

Ujori – Jeni super energjikë këtë muaj prandaj shfrytëzoheni. Dita e Shën Valentinit duket shumë e nxehtë për ju dhe gjithë sytë do i keni nga vetja. Afeksion, energji të mirë dhe magnetk. Kështu do jeni në 14 Shkurt, të llastuar.

Peshqit – Ditën do e nisni me një mëngjes romantik dhe do e mbyllni me një natë pasionante nën çarçafë.