Shëndetësisë së Kosovës s’i mjaftuan 234 milionë euro për t’u “shëruar”

Ndonëse buxheti për shëndetësi i vitit të kaluar ka qenë më i madhi, që ka pasur ky sektor, qytetarët është dashur prapë t’i blinin vetë barnat e materialet shpenzuese, që nga fashat, shiringat e dorashkat.
234 milionë euro, të ndara për shëndetësinë, nuk plotësuan të gjitha nevojat në këtë sistem. Edhe gjatë vitit të kaluar institucionet publike shëndetësore u ballafaquan me mungesë të barnave e të aparaturave. As në vitin 2019 nuk u plotësuan të gjitha premtimet e dhëna për pacientët e për mjekët, shkruan sot gazeta “Zëri”.
234 milionë euro, sa janë dhënë vitin e kaluar për shëndetësi, nuk kanë arritur ta shëronin sistemin shëndetësor në vend. Pavarësisht disa furnizimeve me aparatura, edhe viti që lamë pas është përcjell me mungesë të barnave esenciale e me probleme të tjera. Edhe më tej, qytetarët janë pa sigurime shëndetësore, të cilat u premtuan nga katër ministrat e kaluar të shëndetësisë. Ndonëse buxheti për shëndetësi i vitit të kaluar ka qenë më i madhi që ka pasur ky sektor, qytetarët është dashur prapë t’i blinin vetë barnat e materialet shpenzuese, që nga fashat, shiringat e dorashkat.