Shëndeti i pari, por pas cigares, Ben Afleck gjen zgjidhje interesante për të tymosur

Ben Affleck është treguar i kujdesshëm së fundi dhe ka respektuar rregullat. Në çdo dalje publike ka mbajtur maskë, por ndonjëherë, nuk i ka rezistuar dot vesit.
Të enjten, 47-vjeçari doli për shëtitje me të dashurën Ana de Armas dhe ndaloi për një cigare, siç ndodh rëndom. Vetëm se, në vend që të hiqte maskën – ose të hiqte dorë nga cigarja .

Ben gjeti një zgjidhje të mesme; mbuloi hundën me maskë dhe zbuloi gojën. Rezultati janë këto foto të denja për meme. Shëndeti i pari, por pas cigares.
Beni dhe Ana u njohën në sheshxhrimin e filmit “Deep Water,” që do të publikohet së shpejti.
