Shëndeti mendor i fëmijëve është baza e familjes ideale: Si të kujdesemi për mirëqenien psikofizike dhe të përdorim ushqim të shëndetshëm për të forcuar psiqikën e fëmijëve

Prof. Dr. Dr. med. H. Krasniqi, expert shëndetësor
Në kohën më të vështirë jetësore, të cilën e kalon popullata globale, është shume e rëndësishme të kujdesemi për të vegjëlit, të cilët janë në këtë situat jo fajtorë dhe të mvarur nga sjelljet e mira optimiste, inspirative dhe kreative të prindërve dhe të mësuesve të tyre.
Gjendja dominuese pandemike, duhet detyruar që ne te kujdesemi edhe njëherë më tëpër për fëmijët sesa para pandemis. Prandaj shëndeti i fëmijëve është edhe shëndeti i prindërve.
Në mirëqenien mendore të fëmijëve ndikon thelbesishtë harmonia familjare, edukata e shëndoshë moderne, koha e kushtuar e prindërve për fëmijët e tyre, kujdesi dhe korrigjimi i sjelljeve të fëmijëve, shmangja e cdo mosmarrveshje familjare, rritja e fëmijëve me të dy prindërit. Përveq kësaj pozitivisht në mirëqenien mendore të fëmijëve ndikim të madhë ka edhe nëse në tryezë ka mjaft fruta dhe perime të cilat zëvendësojn ushqimet e shpejta dhe Fastfood.
Fëmijët e moshuar të shkollave të mesme përfitojnë veçanërisht nga ky ushqim, kjo është e vertetuar edhe nga një studim i pothuajse 9,000 fëmijëve nga Universiteti i Anglisë Lindore në Norëich. Duke u bazuar edhe në studimet tjera shkencore të shëndetit një mëngjes dhe drekë e pasur me vitamina dhe produkte perimesh, shoqërohen gjithashtu me mirëqenie më të mirë.
Për arsye shëndeti, studiuesit pyetën për zakonet e të ngrënit të fëmijëve. Përveç kësaj, ata përcaktuan faktorë të tillë si lumturia, aftësia për t’u çlodhur dhe marrëdhëniet ndërpersonale në teste. Të gjitha këto kontribuan në vlerësimin e shëndetit mendor të fëmijëve. Faktorë të tjerë të mundshëm ndikues – për shembull, marrëdhëniet problematike familjare – u morën parasysh dhe u monitoruan.
Edhe nga studimet e shumta për mirëqenien psikofizike të fëmijëve dhe rolin e të ushqyerit tek ata, ka po aq apo edhe më shumë ndikim në mirëqenien mendore sesa kur fëmijët përjetojnë rregullisht debate apo edhe dhunë në shtëpi.
Përfundimishtë mundë të konludojë se fëmijët që nuk ngrëjnë mëngjes, për shembull, kanë mirëqenie të dobët mendore. Nga ana tjetër, fëmijët që ushqehen pesë ose më shumë racione frutash dhe perimesh në ditë kanë rezultatet më të larta edukative dhe ata po ia dalin më shumë më mirë testeve dhe provimeve shkollore.
Kjo është sasia e rekomanduar ditore
Në çdo rast, rregulli i përgjithshëm për të gjithë (jo vetëm për fëmijët) është që duhet ushqyer me pesë racione fruta ose perime në ditë. Këtë e këshillon edhe shoqata profesionale e mjekëve pediatër, bashkë me shoqatën e ushqimit të shëndoshë.
Për ata që kanë nevojë pak më saktë, shoqata jep udhëzime shumë specifike. Sipas kësaj,
një fëmijë 6-vjeçar duhet të konsumojë 230 gramë perime dhe 210 gramë fruta në ditë.
Në moshën 13-vjeçare, për shembull, është udhëzuese 320 gramë perime dhe 300 gramë fruta për vajzat.
Kurse për djemtë 390 gramë perime dhe 360 gramë fruta.
Duhet të theksohet se të dyja nuk duhet domosdoshmërisht të jenë të papërpunuara. Perimet dhe frutat mund të përdoren gjithashtu në pjata të ngrohta, për shembull – kjo gjithashtu kontribuon në sasinë e rekomanduar.
Përveq ushqimit të shëndoshë dhe ngrohtësis familjare të cilën duhet dhuruar fëmijëve, tani është më së e rëndësishme të bidedohet me fëmijët për situatën momentane, të përgjigjen të gjitha pyetjet të cilët fëmijet i parashtrojnë, të planifikohen eskurzionet, shetitjet familjare, të planifikohet pushimi vjetor, ashtu që fëmijët te gezohen dhe me kënaqësi të harrojn kohën momentane dhe të gëzohën për pushimin e ardhëshem. Për të gjithë është plotësisht e kuptuar se ne gjendemi në një paqartësi të një situate duke jetuar në një lloj mjegulle e cila ende nuk po ndriqohet dhe është duke krijuar frigë për ardhmerin.