75 Mall Live Search
09:12 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Shënimet e Mourinhos: Ronaldinho hileqar, Messin duhet ta shqelmosh

Jose Mourinho dhe Andre Villas Boas i kishin mbajtur disa shënime në kërkimet e tij për Barcelonën, në vitin 2006, para ndeshjes mes Chelseat dhe klubit katalonas. Tani, këto shënime janë publikuar.

Në këto shënime theksohet se çfarë roli kishte pasur 18-vjeçari Lionel Messi, i cili përkundër moshës së tij, ishte bërë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës së gjigantit spanjoll.

Përderisa Mourinho besonte se kishte gjetur mënyra për t’i shfrytëzuar dobësitë e disa lojtarëve, si kapiteni Carlos Puyol dhe Ronaldinho, ai kishte shkruar se mënyra e vetme për ta ndaluar Messin ishte ta shqelmonin atë.

Në fund, Chelsea e humbi këtë ndeshje me rezultat 2:1. Londinezët mbetën me vetëm dhjetë lojtarë në fushë, pasi Asier del Horno ishte ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrja ndaj Messit. Chelsea u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3:2.

“Kundër Messit duhet të bësh ndërhyrje. Është e rëndësishme t’i bësh ndërhyrjet jashtë zonës së penalltisë dhe sa më herët që të jetë e mundur sepse është i mrekullueshëm në përballjet një kundër një”, shkruhet në këtë raport.

Në këtë raport thuhet se Puyol është agresiv, por emocional, se nuk di të pozicionohet mirë dhe çmendet me gjyqtarin. Në raport nuk kishte fjalë shumë të mira për Ronaldinho, transmeton expres.

“Shumë i dobët në punën e fazës së mbrojtjes. Vazhdimisht bën hile, rrëzohet lehtësisht”, shkruhet për Ronaldinhon.