15:38 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Shënimi i 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s, ende asnjë konfirmim se kush do të marr pjesë

Qeveria e Republikës së Kosovës, më 26 mars 2019, ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, si iniciativë e katër Presidentëve – Presidentit Thaçi, Presidentit Sejdiu dhe Presidentit Pacolli, të cilin e udhëheq Presidentja Atifete Jahjaga.

Kjo është faza fillestare e dërgimit të ftesave, dhe se deri më tani ende nuk ka asnjë konfirmim se kush do të marrë pjesë.