08:47 / E Diele, 25 Korrik 2021 / Ç.Q

Shenjëtari, Drilon Ibrahimi eliminohet nga Lojërat Olimpike, zë vendin e parafundit

Garuesi kosovar, Drilon Ibrahimi i ka përfunduar garat e shenjëtarisë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ibrahimi ka arritur të grumbulloj 608.8 pikë dhe është renditur në vendin e 46 nga 47 garues sa ishin gjithsej.

Përkundër pozitës që zuri, rezultati i Ibrahimit ishte i mirë dhe shënoi rekord të ri shtetëror.

Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni./Indeksonline/