Shenja të vogla, me kuptim të madh në dashuri

Nëse ai imiton gjestet/lëvizjet tuaja ose mënyrën e të folurit, kjo mund të jetë një shenjë që tregon se ai është i interesuar për ju, thotë ekspertja e shëndetit seksual dhe mirëqënies, Tatyannah King.
“Ai dëshiron të fitojë besim të ndërsjelltë dhe është rehat pranë teje.”
Dëshiron t’ju takojë gjatë ditës. Ai bën plane me ju jashtë orarit tipik të së premtes apo orëve të vona të natës.
Ju fton për aktivitete si një shëtitje pasdite, një piknik apo takim i thjeshtë në kafene.
Ai ju fton në festa familjare dhe është gati të flasë për ju me nënën e tij, duke dashur t’ju integrojë në familjen dhe rrethin e tij shoqëror. Sigurisht, kjo “shenjë” ndodh zakonisht pas një stadi të caktuar të njohjes suaj.
Mban mend detaje të vogla nga gjërat që i keni thënë, ose që ai i ka vënë re.
Ju inkurajon të bëni diçka që keni dashur gjithmonë ta bënit. Ju motivon dhe është mbështetës në dëshirat dhe planet tuaja.
“Nëse dikush i bën këto, ai ka interesin tuaj më të mirë në zemër”, shprehet King.