16:52 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shenjat e fshehura që dëshmojnë se ai po ju tradhton, ja si ta kapni “mat”

Kur vjen fjala për tradhtitë, nuk është një çështje e thjeshtë. E vërteta është se mashtruesit rrallë zihen “mat” sepse shumica e tyre janë mjaft të mirë në mbulimin e gjurmëve të tyre. Sipas Yvonne Filler, i cili drejton The Affair Clinic në Londër, ka pesë shenja të fshehura për të dalluar dikë që tradhton.

“Nëse e keni vënë re partnerin tuaj duke bërë dy ose më shumë nga veprimet e mëposhtme, atëherë duhet të filloni të bëheni merak” tha Filler për The Independent.

1-Ata bëhen më të interesuar për seks

Stereotipet thonë që një mashkull bëhet më pak i interesuar për seks kur tradhton, por në fakt është krejt e kundërta. Meshkujt ndihen keq dhe tregojnë më shumë interes kur janë në intimitet me partneren e tyre. Tradhtarët bëhen më të dashur me femrat e tyre kur janë duke i tradhtuar dhe kjo është një kombinim i fajit me “makinën seksuale”.

2-Ata ndalojnë përdorimin e pajisjeve dixhitale të përbashkëta

Nuk kanë besim të të lënë telefonin në dorë dhe shpesh herë mund të kenë edhe një telefon të fshehtë. Shenjat e tjera paralajmëruese të teknologjisë që Filler ka parë në shkelësit e kurorës përfshijnë: përdorimin e pajisjeve të përbashkëta shumë më pak, reduktimin e aktivitetit të mediave sociale dhe ushtrimin në orët e çuditshme të ditës.

3-Ata janë më të ndjeshëm se zakonisht

Ndërkohë që mund të dyshoni se një partner mashtrues do të dëshirojë të angazhohet më pak me ju, Filler shpjegon se është krejt e kundërta. Ata duan të dinë gjithçka që bëni dhe ku shkoni, sepse duke qenë se tradhtojnë vetë i kap paniku që edhe ju po e mashtroni dhe ka raste kur bëhen paranojakë nga kjo.

4-Ata bëjnë gjëra jashtë rutinës së përditshme

Vonohen më shumë se zakonisht në “zyrë”, dalin me shumë miq e gjëra të kësaj natyre janë një paralajmërues për tradhti.

5-Ata refuzojnë të angazhohen financiarisht në plane afatgjata

Nëse e diskutoni që të bëni ndonjë plan bashkë, ata do të refuzojnë sepse e dinë që shumë shpejt edhe mund t’ju lënë. Kështu distancohen nga pagimi i faturave për gjëra që deri dje i ndanin bashkë dhe jo vetëm kaq.