75 Mall Live Search
14:23 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Shenjat e qarta që tregojnë se një vajzë ju pëlqen ju

Ndonjëherë është e vështirë që ta dalloni se një vajzë ju pëlqen apo jo mirëpo ju mund ta zbuloni këtë në bazë të gjuhës së trupit.

Në herën e ardhshme kur të takoheni me një vajzë shikoni drejtimin e këmbëve të saj, nëse janë në drejtim tuajin atëherë ka shumë shanse që ajo vajzë është duke ju pëlqyer.

Ju shkruan shpesh. Kjo do të thotë që ajo dëshiron të ju njoh më shumë.

Nëse jeni duke qëndruar me disa persona shikoni se vajza për të cilën jeni të interesuar se kë është duke shikuar. Nëse në atë grup është duke ju shikuar më së shumti ju atëherë ajo është e interesuar për ju.

Ajo i flet shoqërisë për ju. Nëse një vajzë i tregon shoqërisë detaje në lidhje me ju atëherë ajo është e interesuar për ju./Indeksonline/.