23:49 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Shenjat më me fat sa i takon anës financiare për 2018-n

Albert Einstein ka thënë se “Kurrë nuk mendoj për të ardhmen, pasi vjen më shpejt seç e pres”, megjithatë tema si: a do të kem të ardhura të mjaftueshme, a do të kem fat po të marr një vendim financiar, a do të jetë 2018 viti i duhur për të hapur një biznes etj.; janë gjithnjë pyetje që ngjallin kërshëri. Lexoni më poshtë parashikimin financiar për vitin 2018 sipas Ganesha.com

 

 

 

 

 

 

 

Dashi

Yjet parashikojnë se fillimi i vitit nuk do të jetë për ju periudha më e mirë financiarisht. Kjo ndodh sepse Afërdita, planeti i lidhur me financat, nuk do t’ju favorizojë. Megjithatë, tranziti i Afërditës do të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e financave tuaja. Ju duhet gjithashtu të reflektoni më tepër për vendimet dhe veprimet tuaja të së kaluarës.

Kjo është e rëndësishme në situatën aktuale. Një këshillë: Shmangni shpenzimet e tepërta. Ju duhet të identifikoni fushat e ndryshme në të cilat po shpenzoni para dhe të përcaktoni se ku mund të ndaloni ose të reduktoni shpenzimet. Periudha nga java e fundit e marsit deri në mes të prillit duket e rëndësishme në këtë drejtim. Gjithashtu nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit duket se s’do të keni periudhë të mirë për fitime monetare apo aktivitete financiare. Kështu, ju duhet të shmangni investime gjatë kësaj periudhe. Yjet ju këshillojnë të shmangni blerje pronash gjatë 2018-s.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

7 mars deri në fund të prillit
27 qershor deri në fund të gushtit
6 tetor deri në mes të nëntorit

 

 

 

 

 

 

 

Demi

Merkuri, i cili drejton shtëpinë tuaj të dytë, do të luajë rol të rëndësishëm në çështjet tuaja financiare. Në fillim të vitit, ju mund të keni një ndjesi që keni bërë disa fitime të mëdha monetare, me më pak përpjekje. Megjithatë, së shpejti do të ktheheni me këmbë në tokë.

Pas kësaj, mund të jeni të zënë me angazhime që lidhen me profesionin tuaj. Ju do të kërkoni për krijimin e kontakteve me persona me ndikim në mënyrë që të përmirësoni perspektivat tuaja financiare. Ju do ta konsideroni këtë të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, ju duhet të keni një gjë në konsideratë. Ju duhet të shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare kur Merkuri është në opozicion me shenjën tuaj (periudha nga java e fundit e marsit deri në mes të prillit). Pra, duhet të veproni duke mbajtur në mendje të gjitha këto gjëra.
Periudha nga mesi i prillit deri në mes të korrikut duket të jetë e mirë për të rritur fitimet monetare. Kjo do t’ju bëjë të lumtur dhe do të rrisë entuziazmin tuaj. Përveç kësaj, në tremujorin e fundit i vitit do t’ju shfaqen perspektiva të mira për të fituar para. Marrja në konsideratë e rreziqeve do t’ju bëjë të ndiheni më mirë financiarisht dhe mendërisht të lumtur.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Java e dytë e marsit deri në mes të prillit
Mesi i muajit maj deri në javën e fundit të korrikut
Mesi i muajit gusht deri në mes të muajit tetor

 

 

 

 

 

 

 

Binjakët

Lëvizja e shpejtë e Hënës përcakton zhvillimet financiare. Në fillim të vitit, Hëna është në shenjën e Gaforres, pra është drejtpërdrejt në opozicion me Saturnin, në shenjën e Bricjapit. Ky pozicion planetar mund t’ju shtyjë të hartoni një strategji të sigurt për forcimin e financave tuaja. Kjo është një pikë e rëndësishme dhe mund t’ju ndihmojë në mënyra të ndryshme financiarisht. Periudha në mes të prillit do të jetë e rëndësishme për financat tuaja (duke rritur burimet e të ardhurave).

Megjithatë, tranziti agresiv i Marsit gjatë muajit gusht në shenjën tuaj mund t’ju shkaktojë shpenzime të papritura, gjë që mund të jetë një burim shqetësimi për ju. Ju duhet të trajtoni me kujdes shumë çështje që lidhen me financat në gusht, për shkak të tranzitit të Marsit. Shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare gjatë këtij muaji. Megjithatë, tremujori i fundit i 2018-s do të jetë një periudhë pozitive për të fituar të ardhura ekstra. Ju duhet të përdorni më së miri këtë periudhë për të forcuar pozicionin tuaj financiar. Kjo është e rëndësishme për ju dhe do t’ju ndihmojë shumë.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Nga mesi i prillit deri në mes të qershorit
27 qershor deri në fund të gushtit
6 tetor deri në mes të nëntorit

 

 

 

 

 

 

 

Gaforrja

Planetët parashikojnë një vit të shndritshëm për ju në aspektin financiar. Jupiteri do të lehtësojë mundësitë për përfitime financiare.
Jepini mundësi Jupiterit të mençur që t’ju sjellë begati vetëm me metoda etike dhe korrekte moralisht. Gjatë marsit, ju do të keni tendencën të merrni vendime financiare duke ndjekur instinktin. Ganesha ju këshillon të mos e bëni një gjë të tillë.

Ju duhet të merrni vendime të rëndësishme financiare vetëm pas shqyrtimit siç duhet të situatës. Nëse nuk mund të merrni vetë vendime të rëndësishme financiare, ju duhet të kontaktoni ekspertë të fushës dhe të merrni udhëzimet e tyre. Është më mirë të konsultoheni me ata se të bëni gjërat vetë nëse nuk jeni shumë të sigurt për disa çështje. Është e udhës që ju do të investoni para në blerjen e ndonjë toke, si një mënyrë për të shtuar në pasurinë tuaj. Megjithatë, pozicioni i planetëve në tremujorin e parë të vitit 2018 nuk është i favorshëm për të tilla sipërmarrje.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
7 gusht deri në fund të vitit
6 tetor deri në mes të nëntorit

 

 

 

 

 

 

 

Luani

Merkuri është një faktor i rëndësishëm kur bëhet fjalë për çështjet e parave. Jupiteri dhe Marsi mund t’ju ndihmojnë në rritjen e fitimeve dhe krijimin e pasurisë. Jupiteri do të ndryshojë pozicionin e tij në javën e dytë të nëntorit, i cili do të japë një shtytje të mëtejshme për perspektivat tuaja financiare. Jupiteri do të jetë shumë bujar për ju këtë vit.

Tranziti i Afërditës do të hapë rrugë të reja për të fituar para. Ju do të keni shansin për të fituar para edhe në aktivitetin që po kryeni aktualisht. Megjithatë, ju këshillohet të mos merrni vendime të rëndësishme kur Merkuri të jetë në opozicion me shenjën tuaj, për të shmangur ndikimin negativ. Midis mesit të majit deri në mes të shtatorit, planetët ju mbështesin që të blini një pasuri të patundshme.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
7 gusht deri në fund të vitit
6 tetor deri në mes të nëntorit

 

 

 

 

 

 

 

Virgjëresha

Afërdita do të luajë një rol të rëndësishëm në aspektin financiar. Lëvizja e Afërditës është mjaft e rëndësishme për ju.
Megjithatë Afërdita do të jetë në një pozicion jo të favorshëm me shenjën tuaj në fillim të vitit.
Sipas Horoskopit Financiar të Virgjëreshës, Afërdita fillon të ngrihet në horizont diku rreth 21 shkurtit. Gjatë periudhës kur Afërdita është në opozicion me shenjën tuaj nuk këshillohet të merrni vendime të rëndësishme që lidhen me financat.

Transiti i Afërditës nga mesi i prillit deri në mes të majit do të jetë i frytshëm për ju në aspektin e përfitimeve financiare. Gjatë kësaj periudhe mund t’ju hapet një rrugë të re për të rritur perspektivën tuaj financiare.
Megjithëse ju do të keni fitime, disa shpenzime të papritura kanë të ngjarë të marrin një pjesë të mirë të fitimeve tuaja. Duke pasur parasysh këtë, ju do të duhet të planifikoni financat tuaja në periudhën afatgjatë.