09:02 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Shenjat që regojnë se ai të do vetëm për seks

Ndoshta në fillimin e një marrëdhënieje është e vështirë të dallosh qëllimet e personit që ke përballë. Ai mud të jetë kushdo dhe mund të ketë gjithfarë qëllimesh.

Në këtë artikull po sjellim në vëmendje 5 shenjat që tregojnë se ai të do vetëm për seks.

Dërgon foto të pjesëve të trupit

Nëse personi në fjalë të dërgon vazhdimisht foto të trupit dhe kryesisht të organit të tij seksual, me shumë mundësi ai nuk kërkon asgjë më shumë se sa të të shkaktojë ty një tërheqje seksuale.

Kërkon të njejtën gjë

Për më tepër, ai kërkon të njejtën gjë në këmbim. Në vend që të synojë për të mësuar më shumë rreth teje, ai ka si qëllim të marrë nga ty të njëjtën tërheqje seksuale.

Kërkon të bëhesh “koketë”

Po, pasi ai ka përfytyruar tashmë atë anë tënden. Kështu që të kërkon ta shfaqësh me çdo kusht.

Nuk respekton hapsirën

Atij i duken normale prekjet në vende të papërshtatshme, pa marrë arasysh dëshirën tënde.

Të vendos në siklet

Përpiqet të ta largojë “turpin” duke të vënë kështu më shumë në siklet me gjestet apo me fjalët e tij./Anabel/