75 Mall Live Search
21:48 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

Shënohen dy gola të shpejt në ndeshjen Osasuna-Sevilla (VIDEO)

Ndeshja hapëse e La Ligës mes Osasunës dhe Sevillas ka nisur me një ritëm shumë të lartë.

Brenda dy minutave në këtë takim janë shënuar dy gola, shkruan IndeksOnline.

Ishin vendasit të parët që kaluan në epërsi me anë të argjentinasit Chimy Avila, në minutën e 9-të.

Vetëm pas dy minutave, Sevilla arriti ta barazonte rezultatin me anë të Rafa Mir.

Pjesa e parë, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1./IndesksOnline/