Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Bournemouth-Arsenal (VIDEO)

Ka filluar me dy gola të shpejt ndeshja e Premier Ligës angleze mes Bournemouthit dhe Arsenalit.
Brenda 11 minutave Arsenali ka arritur të shënoj dy gol, shkruan IndeksOnline.
Të dy golat i ka shënuar norvezgjezi Martin Odegaard.
Ishte minuta e 5-të kur 23 vjeçari arriti të zhbllokojë ndeshjen pas një tollovi në zonën e rreptësisë.
Odegaard nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 11-të.
Arsenali e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier Ligën Angleze, ku në dy ndeshjet e para ka shënuar fitore ndaj Crystal Palace dhe Leicesterit./IndeksOnline/