Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Liepaja-Gjilani

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Liepaja-Gjilani, e vlefshme për kualifikimet për Konferencë Ligë.
Pjesa e pare e takimit ka përfunduar me rezultat 0-0, por që në fillim të pjesës së dytë u shënuan dy gola të shpejt shkruan, Indeksonline.
Skuadra nga Letonia kaloi në epërsi me anë të Artus Karasauskas, i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 49-të.
Nuk kaloi shumë kohë dhe skuadra kosovare SC Gjilani u kundërpërgjigj me Blerim Krasniqin i cili barazoi rezultatin në minutën e 51-të.
Gjilani me këtë rezultat kalon në raundin tjetër pasi që në ndeshjen e pare ka fituar me rezultat 1-0./Indeksonline/