Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Milan – Atalanta (VIDEO)

Dy gola brenda dy minutave janë shënuar në ndeshjen çerkefinale të Kupës së Italisë, mes Milanit dhe Atalantas.
Kuqezinjët kaluan të parët në epërsi me golin e Rafael Leao në minutën e 45-të.
Mysafirët reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin në 1-1, me golin e Teun Koopmeiners në 45+2./IndeksOnline/