75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / MSH

Shënohet 25-vjetori i “Austrian Airlines”-it, në Aeroportin e Prishtinës

Sot është shënuar 25-vjetori i  operimit të “Austrian Airlines”-it në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Të pranishëm janë zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përfaqësues të Ambasadës së Austrisë në Kosovë, përfaqësues të lartë të “Austrian Airlines”-it, si edhe menaxhmenti i “Limak”, Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Si një operator ajror i familjes së madhe, por me plot merita dhe një ndër operatorët kryesorë, “Austrian Airlaines”-i është një kompani ajrore që ka ndërtuar një histori të pasur në aviacion. Ka filluar ndër të parat kompani aviacioni që pas luftës dhe tani aviacioni ka njohur një rritje të vazhdueshme.

Kemi kaluar shifrën prej 4 milionë udhëtarësh dhe tendenca e rritjes vazhdon. Kontribut të madh kanë edhe partnerët tanë, si “Austrian Airlines”-i dhe shumë të tjerë. Ne kemi punuar për lehtësimin e kushteve. Në vitin 2024 është arritur shtimi i portave dhe instalimi i sporteleve me shërbime të dedikuara, përfshirë ato për bagazhet.

Destinacione të reja kemi 16, prej të cilave 10 vetëm në vitin 2024. Këto zhvillime janë investime për të ardhmen tonë dhe për forcimin e lidhjeve brenda rajonit dhe më gjerë. Se bashku, do ta ngremë aeroportin “Adem Jashari” në nivele më të larta, duke e bërë atë një pikë kyçe për lidhjet ajrore ndërkombëtare dhe për zhvillimin ekonomik të rajonit”, ka thënë Durmishi.

No description available.