07:55 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shënohet 28 vjetori i Lëvizjes studentore në Shqipëri

Sot bëhen 28 vjet nga protesta studentore në Shqipëri, që është pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist.

28 vjet më parë, studentët së bashku me pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Image result for Lëvizjes studentore në Shqipëri

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik, si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetë-izolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Kjo ditë njihet si Dita Kombëtare e Rinisë, e cila u caktua si e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar Lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitin 1990, e cila ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist.