Shënohet Dita Botërore e Biodiversitetit në qytetin e Drenasit

Me organizim të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe në bashkëpunim me Flower shop Tina, me rastin e Ditës Botërore të Biodiversitetit sot ka nisur mbjellja e luleve në qytetin e Drenasit, duke i dhënë kështu qytetit një pamje gjelbëruese dhe reflektim pozitiv për secilin që kalon andej pari.
Në shënimin e ditës botërore të biodiversitetit, Kryetari Lladrovci i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj natyrës duke theksuar se mbrojtja e natyrës dhe shtimi i zonave të gjelbra janë dhe do të mbeten pjesë e rëndësishme e qeverisjes time.
22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim të rritjes se ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.



