Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Me moton: Është koha për t’i dhënë përparësi shëndetit mendor në vendin e punës, edhe Kosova bashkohet me organizatat ndërkombëtare për të theksuar lidhjen midis shëndetit mendor dhe punës.
“Mjediset e sigurta dhe të shëndetshme të punës janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit mendor, ndërsa kushtet e pashëndetshme, si diskriminimi dhe ngacmimi, paraqesin rreziqe serioze për mirëqenien e punonjësve”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të gjithë punonjësit kanë të drejtë për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në punë, pasi që shëndeti mendor ndikon drejtpërdrejt në produktivitetin dhe cilësinë e punës.
“Bashkohuni me ne në këtë përpjekje për të mbështetur shëndetin mendor në punë dhe për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë punonjësit”, thuhet në njoftim.
Kujdesi për shëndetin mendor është një përgjegjësi e përbashkët!