12:59 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shënohet Dita Botërore e Zemrës në Kosovë

Në një tryezë të organizuar për këtë ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ku ishte pjesëmarrës edhe zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Ali Berisha u tha se tashmë janë shtuar kapacitetet e QKUK-së për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare, pasi tashmë janë dy salla të Kardiologjisë Invazive.

Përfaqësuesi i QKUK-së, Tefik Bekteshi, tha se në Kosovë ka rritje të numrit të të rinjve që po vdesin si shkak i sëmundjeve të zemrës, sidomos këtë vit.

Gjatë ditës së sotme, në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë, po ashtu edhe në Shtëpinë e të Moshuarve, do të ketë kontrolle falas dhe shpërndarje të materialit informues.

29 Shtatori është Dita Botërore e Zemrës, ditë e cila në shumë vende të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur mesëmundjet kardiovaskulare.

Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë botën e edhe në Kosovë është: thirrje për AKSION për të gjithë ata që me kontributin e tyre do te përkrahin masat e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Çdo vit, 17.7 milionë njerëz vdesin para kohës nga sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru.

Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasëset numër një në botë dhe deri në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në 23 milionë.