07:09 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shënohet dita e numrit emergjent 112

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme me mbështjetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të shënojnë Ditën Evropiane të numrit 112.

Kjo ditë është caktuar të shënohet me 11 shkurt që nga viti 2009 me qëllim të ngritjes së vetëdijësim për numrin emergjent evropian 112, raporton Indeksonline.

Ky aktivitet do të mbahet ne qendrën 112 në objektin ekzistues “Rr.Kral Petar, Nr.138 në Zveçan” nga ora 12:00.

Me 30 qershor të vitit 1937, në Londër, u përdor për herë të parë numri 999 për të telefonuar Urgjencën/Emergjencën. Nuk kishte asnjë shërbim telefonik për të telefonuar urgjencën para futjes së numrit 999. Ky numer u bë i pari numer i telefonit të urgjencës në botë. Pas futjes së numrit 999, proçedura është ndryshuar: kur njerëzit telefonojne  999, një dritë e kuqe nje tingull veçantë do të nenkuptoje që është një telefonate  urgjente, dhe operatorët duhet të japin përparësi per t’iu përgjigjur në telefon.

Sot, kur njerëzit përdorin telefonat e mençur, numri 999 nuk është aq i përshtatshëm, dhe mund të telefonohet gabimisht. Kështu, numri i urgjencës 112 përdoret në Evropë, ndërsa  911 në SHBA. Është interesante të theksohet se numri 999 është akoma i përdorshëm në Mbretërinë e Bashkuar përveç 112./Indeksonline/