14:25 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / S Z

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Albinizmin

Çdo vit, më 13 qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Albinizmin, me qëllim të vetëdijesimit për këtë gjendje gjenetike dhe të shtohet ndërgjegjësimi për të drejtat e njerëzve të lindur me Albinizëm.

Albinizmi është një ndryshim i rrallë, jo ngjitës, i trashëguar gjenetikisht, i pranishëm në lindje që karakterizohet nga mungesa e pigmentit të melaninës në lëkurë, flokë dhe sy.

Në të gjithë botën, një në 20,000 njerëz ka Albinizëm. Viti 2024 shënon një dekadë që nga fillimi i Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Albinizmin. Në këtë vit, kjo ditë shënohet me moton: “Një dekadë e përparimit kolektiv”.