Shënohet Dita Ndërkombëtare Përkujtimore për Holokaustin edhe në Kosovë
Bashkësia Hebreje Bet Israel Kosova ka organizuar dje Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore te Holokaustit
Të pranishëm ishin figura të rëndësishme të vendit, duke nisur nga; kryeministri, Ramush Haradinaj, Ambasadori i SHBA-së, Philip KOSNETT dhe shumë diplomatë të tjerë.

Intonimi i himnit te shtetit te Kosovës dhe shtetit te Izraelit ishin pjesë e nisjes së kësaj dite.
Fjalë hyrëse pati edhe kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra

Vlen të theksohet se me rastin e kësaj ceremoni u shfaq edhe Dokumentari “Fati s’me la te shkoj” e regjisorit Jakov Sedlar.


