75 Mall Live Search
08:10 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shënohet Dita Tradicionale e Mollës

Shoqata “Pema Kovrage” në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Kuvendin Komunal të Istogut organizon Ditën Tradicionale të vjeljes se Mollës, në fshatin Kovragë të Istogut.

Kjo është një ditë e rëndësishme për fermerët, pasi që ajo shënon rritjet e punës së tyre dhe rezultatet që i kanë arritur ata me mundin e tyre si fermerë.

Përmes përkrahjes së projekteve në sektorin e pemëtarisë, tashmë prodhuesit kanë arritur që të lehtësojnë punën e tyre, duke u mundësuar edhe rritjen e sipërfaqeve të mbjella me mollë.

Sipas të dhënave zyrtare, në gjithë territorin e Kosovës, sektori i pemëve përfshin një sipërfaqe prej 8785 hektarësh, ndërsa vetëm me mollë janë të mbjellë 2076 hektarë.