14:24 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shënohet dy vjetori i sulmeve terroriste në Francë

Presidenti francez Emanuel Macron dhe familjet e viktimave kanë bërë homazhe në dy vjetorin e sulmeve terroriste që ka ndodhur në Francë.

Para dy vitesh këto sulme që kanë të vdekur shumë persona është thënë se janë kryer nga ISIS-i.

Homazhet janë bërë në vendet ku ka pasur sulme, në stadiumin kombëtar të futbollit në Paris, në kafenetë dhe në sallën koncertale “Bataclan”, ku gjithsej janë vrarë 130 persona, transmeton Asociated Press.

Pas kësaj ngjarje që shokoi botën në Francë ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme. Të gjithë sulmuesit janë vrarë përveç njërit.

Prokuroria ende është duke hetuar për të dyshuar të mundshëm që kanë gisht në këtë sulm.