Shënohet goli i parë në finale, Prishtina në epërsi ndaj Llapit

Është zhbllokuar finalja e Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Llapit.
Skuadra nga kryeqyteti ka kaluar në epërsi me golin e Albin Krasniqit, në minutën e 60-të.
Kujtojmë që dy minuta para golit, Llapi mbeti me një futbollist më pak, pasi Arbnor Ramadani u përjashtua nga loja pas dy kartonave të verdhë./IndeksOnline/