Shënohet goli i parë në ndeshjen Besa-Ballkani, Ermal Krasniqi me gjuajtje gërshërë “dridh” Pejën

Skuadra e Ballkanit ka arritur të kaloj në epërsi kundër Besës.
Mysafirët shënuan golin e epërsisë në minutën e 19-të përmes Ermal Krasniqit, transmeton Indeksonline.
Ai arriti që me një gjuajtje gërshërë brenda zonës ta tund portën e pejanëve.
Skuadra e Ballkanit është duke e dominuar ndeshjen./Indeksonline/
