15:26 / E Diele, 18 Shtator 2022 / Gj. Sh

Shënohet goli i parë në ndeshjen Trepça’89-Dukagjini

Trepça ’89 ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Dukagjinit, në kuadër të javës së tetë në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Armend Thaçi ishte ai i cili shënoi golin e parë për Trepçën ’89 pas asistimit nga bleon Sekiraça.

Ky gol u pranua pas një kontrolli të detajuar nga dhoma e VAR-it, pasi kishte dyshime për pozitë jashtë loje./IndeksOnline/