75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 22 Qershor 2025 / Gj. Sh

Shënohet goli më i bukur deri më tani në Kupën e Botës për Klube (VIDEO)

Kupa e Botës për Klube po sjell emocione të mëdha, dhe ka shfaqur interesim nga tifozët e futbollit.

Ky format i cili po zhvillohet për herë të parë, po dhuron ndeshje dhe rezultate tepër interesante, shkruan IndeksOnline.

Mbrëmë skuadra braziliane Fluminense shënoi fitore 4-2 ndaj skuadrës koreane Ulsan.

Por vëmendjen e morri futbollisti i Fluminenses. Jhon Arias, i cili shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë.

Goli i sulmuesit kolumbian po cilësohet si më i miri deri më tani në Kupën e Botës për Klube./IndeksOnline/