19:38 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / Gj. Sh

Shënohet hat-tricku më i shpejtë në futboll, tre gola për tre minuta

Në ndeshjen e sotme të UEFA Conference League, mes Basaksehirit dhe Gentit, është shënuar hat-tricku më i shpejtë në histori të futbollit.

Ishte sulmuesi 20-vjeçar nga Nigeria, Emmanuel Orban, ai i cili shënoi tre gola brenda tre minutave për skuadrën belge, shkruan IndeksOnline.

Orban hat-trickun e kompletoi saktësisht për 3 minuta e 25 sekonda.

Ai theu rekordin e sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Salah, i cili në ndeshjen kundër Rangers-it më 12 tetor 2022 në Ligën e Kampionëve, iu deshën vetëm gjashtë minuta e 12 sekonda për ta kompletuar hat-trickun./IndeksOnline/