10:12 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Shënohet incidenti i parë në zgjedhjet e Maqedonisë Veriore

Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, përveç vendvotimit 2344 në komunën e Studeniçanit, pasi personi që e ka pasur çelësin e atij vendivotimi, ka refuzuar që ta hapë derën. Këto janë informacionet e para, nga vëzhgimi i MOST në terren.

Asociacioni qytetar MOST procesin e votimit gjatë ditës së sotme do ta monitorojë me 1500 vëshgues, të cilët do jenë prezent në 1160 vendvotime.

Preskonferenca e ardhshme, nga MOST, pritet të zhvillohet në orën 11:00.