10:01 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shënohet rënie e kriptovalutës “Bitcoin”

Kriptovaluta bitcoin ka rënë nën 5.000 dollarë, për herë të parë prej tetorit të vitit të kaluar.

Bitcoini sot ka humbur nëntë për qind të vlerës, derisa në raport me nëntorin e vitit të kaluar, kur për një kohë të shkurtër ishte me vlerë prej 19.783 dollarë, ka rënë për rreth 75 për qind, gjegjësisht tani e ka vlerën për gjati katër herë më të vogël.

Kriptovalutat tjera sot kanë rënë edhe më tepër – ethereum 12 për qind, ndërsa lightcoin 13 për qind.

Deri te rënia e bitcoinit dhe kriptovalutave tjera ka ardhur pas njoftimit të rregullatorit se do ta ashpërsojë kontrollin e ofertës fillestare, por edhe pas ndarjeve të reja.

Javën e kaluar ka ardhur deri te ndarja e bitcoinave të gatshme, degës së bitcoinit, në dy kriptovaluta të ndryshme të cilat tani konsiderohen si rivalë, pretendon BBC.

Bitcoini i gatshëm vitin e kaluar është ndarë nga bitcoini për shkak të kontestit rreth drejtimit të zhvillimit, dhe prejse është ndarë përsëri javën e kaluar, vlera e tij ka rënën për gati 50 për qind.