75 Mall Live Search
16:28 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shënohet viktima e 15-të në Amerikë nga përdorimi i cigares elektronike

Një 65 vjeçar në Nebraska është bërë personi i 15-të që vdes nga sëmundja e mushkërive që lidhet me cigaret eletronike.

Viktima ishte nga Qarku Douglas dhe vdiq majin e kaluar para se të raportohej zyrtarisht, përcjellë Indeksonline.

Nebraska aktualisht ka 11 raste sëmundjesh të lidhura me cigaret elektronike dhe dy nën hetim.

Shumica e viktimave janë meshkuj dhe shkojnë në moshë nga adoleshenca e deri në  moshën 60 vjeçare. Disa nga të prekurit ishin shtruar në spital.

‘Pasi problemi u njoh, shtetet përshpejtuan mbikëqyrjen dhe gjetën rastet aktuale, por gjithashtu zbuluan raste që ndodhën para kësaj “epidemie” vdekjeprurëse gushtit.’

Të enjten, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë thanë që 12 njerëz kishin vdekur kombëtarisht nga sëmundjet e mushkërive të lidhura me avullimin./Indeksonline/