Shënohet viktima e 20-të nga COVID-19, pacientja nga komuna e Shtimes

Është shënuar viktima e 20-të nga COVID-19 në nivel vendi.
Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sonte në mbrëmje në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G (1947) nga komuna e Shtimes.
“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet në njoftim, raporton Indeksonline.
Kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje./Indeksonline/