75 Mall Live Search
11:05 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Shënohet viktima e 27-të e COVID-19 në Shqipëri

Burimet e Ora News bëjnë me dije se një 71 vjeçar mbrëmjen e djeshme humbi betejën me Covid-19, duke e çuar në 27 numrin e viktimave të COVID-19.

Ai kishte ditë që ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Viktima banonte në Durrës.

71 vjeçari kishte dy javë që po qëndronte në spital.

Ne oren 11:00 do te jete dhe perditesimi i te dhenave nga Ministria e Shendetesise mbi situaten e COVID-19 ne te gjithe Shqipërinë.