08:58 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shënohet viktima e 4-të, nga koronavirusi në Itali, çfarë po ndodh në rajonet e veriut?

Është shënuar viktima e katërt si pasojë e koronavirusit, në Itali. Mediat në vendin fqinj raportojnë se viktima është një i moshuar në Bergamo, 84-vjeçar, i cili gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital, edhe me komplikacione të tjera me shëndetin.

Do thënë se mosha e tretë është dhe më e rrezikuar nga koronavirusi, për shkak se sistemi i tyre imunitar është më i dobët dhe zakonisht kanë dhe sëmundje të tjera, të cilat e përkeqësojnë gjenden.

Edhe Milano-ja, në Itali, po mbyllet në përpjekje për t’u mbrojtur nga koronavirusi, që tashmë ka mbërritur në qytet me rastin e parë të një infektuari, një dermatologu nga Policlinico, njofton ANSA.

Nga shkollat te teatrot, muzetë, kinematë, baret e lokalet e natës nga ora 18 deri në 6, të gjitha janë të mbylluara 7 ditë dhe mund të shkojnë deri në 14, sipas urdhëresës së nxjerrë nga Rajoni i Lombardisë, që parashikon pezullimin e ngjarjeve apo evente të çdo lloji ose të çdo forme mitingu publik, përfshirë edhe ato kulturore.

Gjithçka është ndryshe tashti në qytet, por funeralet dhe dasmat janë kursyer po vetëm për të afërmit, ndërkohë që njerëzit janë derdhur në supermarkete për të mbushur karrocat me ushqim, radhët janë të gjata dhe raftet bosh.

Ndërsa orët kalojnë, qyteti ngadalë mbyllet.

Është anuluar ndeshja Inter-Sampdoria, e planifikuar për në mbrëmje në San Siro, po ashty hyrjet në muze dhe ekspozita dhe më pas vjen kërkesa nga kryetari i komunës Giusepe Sala, që kërkoi ndërhyrje të kujdesshme për mbylljen e shkollave, që u pranua nga Rajoni.

Institucionet më të rëndësishme kulturore në qytet pezulluan shfaqjet dhe kinematë, filmat.

Teatri alla Scala pezulloi të gjitha shfaqjet si masë paraprake deri në udhëzime të tjera nga autoritetet.

Njoftimi është pezulluar edhe në italisht edhe në anglisht jashtë teatrit, për t’ua komunikuar vendimin dhe turistëve.

Baret, lokalet e natës dhe institucionet argëtuese duhet të mbyllen deri në një urdhër të dytë nga ora 18 deri në 6, ndërkohë që nuk ka kufizime për restorantet.

Edhe momenti simbolik i qytetit, Duomo, do të mbetet i mbyllur për turistët si masë paraprake deri më 25 shkurt.